Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, ka takuar rektorin e Kolegjit UBT-, Edmond Hajrizin, me të cilin ka biseduar për mundësinë e e bashkëpunimit në fushën e edukimin dhe ndërmarrësisë, raporton EkonomiaOnline.
Këtë njoftim Istrefi e ka bërë përmes llogarisë së tij në fcb.
Në vazhdën e aktiviteteve që lidhen me proceset për zhvillimin e mëtejshëm të Telekomit të Kosovës, sot pata kënaqësinë të takohem dhe të bashkëbisedoj me rektorin e Kolegjit Universitar “UBT”, z. Edmond Hajrizi.
Bashkëpunimi me institucione nga fusha e edukimit dhe ndërmarrësisë gjithsesi rritë mundësitë për një orientim të perspektivës së tregut të telekomunikimeve.