Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj vitin 2018 e ka quajtur të sukseshëm dhe efikas sa i përket luftës kundër korrupsionit, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media ai ka prezantuar punën një vjeçare si dhe sfidat.
“Për 9 mujorin e parë Prokuroria e Shtetit ka pranuar 294 raste të korrupsionit ndërsa janë zgjidhur 281 raste që nënkupton se janë kryer 96 % e rasteve të pranuara”.
Ai nuk ka sqaruar se si janë zgjidhur këto raste duke pasur parasysh se rast i zgjidhur cilësohet edhe pushimi i hetimeve si dhe në fazë të mëvonshme edhe hedhja e aktakuzës.
Isufaj e ka konsideruar si sukses punën në legjislacion që kanë bërë, si dhe rritjen e numrit e prokurorëve të rinj dhe transferimin e disa prokurorëve në Prokurorinë Speciale.
“Me miratimin e akteve nënligjore Këshilli ka arritur të zvogëlojë numrin e lëndëve. Kemi rregullore për shfrytëzim të teknologjisë, udhëzimin administrativ për përdorim të mjeteve zyrtare dhe udhëzim administrativ për pasuri jo financiare të KPK-së”.
“Këshilli gjatë këtij viti shpalli 10 pozita të lira për prokurorë. Vitin e ardhshëm 201 prokuror më shumë. Numri i prokurorëve do të rritet për 45%. Këshilli ka realizuar 4 procese për avancim. 2018 ka zgjidhur 7 raste dhe 3 raste janë në procedurë. Këshilli ka m208 korrupsione ka zgjidhur 91. Raportet aktuale tregojnë”.
“Këshilli ka vazhduar bashkëpunim të hapur me institucione vendore dhe ndërkombëtare. Plani strategjik janë përmbushur objektivat e planit të vitit 2018. Janë publikuar raporte vjetore të punës së këshillimit”.
“Buxheti i vitit të kaluar edhe pse ka pasë rritje ka qenë i pamjaftueshëm për trajnime të prokurorë për në krim të organizuar. Së fundmi në pajtim më ligjin do të raportojmë për punën e këshillit do të informoheni për të gjitha aktivitet tona më mënyrë elektronike”.