Itali, 12 viktima dhe 338 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 12 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34926 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 338 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 193 978

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 229 raste të reja pozitiv për një total prej 242.363

Aktualisht pozitivët në Itali janë 13 459, 136 më pak se dje.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 5 viktima nga koronavirusi dhe 119 raste të reja të pozitivitetit Covid.

Gjithashtu nga rajoni u raportuan edhe 217 pacientë të shëruar

Të ngjashme