Itali: I fshehën 353 kilogramë kokainë, arrestohen katër shqiptarë

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Katër shqiptarë janë arrestuar para disa ditësh gjatë një operacioni policor në Bari të Italisë.

Dyshohet se ata mbanin të fshehur në dhomën e një hoteli hiç më pak se 353 kilogramë kokainë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se autoritetet nuk kanë dhënë më shumë informacione lidhur me ngjarjen, pasi sipas tyre operacioni konsiderohet tejet sekret.

Hetuesit italiane thonë se pronari i hotelit “B&B” ku po qëndronin shqiptarët, nuk ka qenë në dijeni rreth ngarkesës.

Ende nuk dihet se si sasia e frikshme ishte futur brenda këtij hoteli apo nga cili destinacion ka ardhur.

Katër të dyshuarit kanë qenë nën përgjime nga hetuesit italian prej disa ditësh derisa polica ka finalizuar operacionin/

Të ngjashme