Është finalizuar një tjetër operacioni ndërkombëtar antidrogë i cili ishte një bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj italiane. Tre shqiptare janë arrestuar me një gomone me drogë në Itali.
Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e të shtunës rreth orës 20:00, ku u ndalua dhe u sekuestrua një gomone me drogë në zonën e Salentos.
Aeroplani i Guardia di Finanza është vënë në ndjekje të gomones në ndihmë të njësive detare të Guardia di Finanza të Pulias që e kanë bllokuar në pjesën e poshtme të Adriatikut, raporton oranews.
Në bordin e saj janë ndaluar tre shtetas shqiptarë.
Gomonia rreth 9 metra me dy motorë të fuqishëm ishte e ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marihuanë.
Sasia e lëndës narkotike ende nuk dihet pasi nuk është peshuar akoma. Nuk mund të japim detaje të mëtejshme për shkak të sekretit të hetimit me palën italiane.