Itali ndalon të gjitha ngjarjet sportive pas përhapjes së madhe të Coronavorusit

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 23:02 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha ngjarjet sportive në Itali janë suspenduar deri më 3 prill për shkak të koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur të hënën mbrëma kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte. Këtu përfshihen edhe ndeshjet e Serie A, kanë raportuar mediat italiane.

Më herët të hënën Komiteti Olimpik i Italisë i kërkoj kryeministrit Conte që të vendosë për anulim të ngjarjeve sportive deri më 3 prill, pas përhapjes së madhe të koronavirusit.

Italia ka forcuar masat pas krizës së madhe me koronavirusin. Është raportuar se numri i të infektuarve ka shkuar në 7985 persona. Numri është rritur për 1598 persona nga dita e djeshme.

Mbetet të shihet se si do të ndikojnë masat e fundit në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës. Sipas mediave në Itali edhe luajtja pa shikues mund të mos jetë e mjaftueshme.

Të ngjashme