Një aeroplan i vogël privat është përplasur me një ndërtesë e cila ishte e boshatisur.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Itali konkretisht në qytetin e Milanit.
Si pasojë të tetë personat që ishin në bord vdiqën.
Destinacioni i fluturakës ishte ishulli i Sardenjas, shkruan Reuters përcjell Klankosova.tv.
Sipas mediave ndërkombëtare në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, policia dhe karabinierët. Ndërsa, ekipet e shpëtimit flasin për pamje troditëse nga vendi i ngjarjes.
Aeroplani sapo ishte ngritur nga aeroporti privat Linate dhe kishte si destinacion Olbian , në Sardenjë.
Mjeti fluturues u përplas pasi përshkroi 4 deri në 5 milje dhe më pas u përfshi nga flakët.