Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.
Sipas mediave italiane, një burrë e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij.
Raportohet se bëhet fjalë për një 54-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili është arrestuar nga policia.
Rasti ka ndodhur në shtëpinë e çiftit bashkëshortor në provincën e Barit, përcjell Klankosova.tv
Gruaja e cila u dërgua në spital, iu nënshtrua një operimi.
Ende nuk dihet bë gjendjen shëndetësore të 43-vjeçares po ashtu me origjinë shqiptare.
Karabinierët në vendin e ngjarjes gjetën edhe thikën që dyshohet se u përdor në rast.
Nuk dihet motivet e rastit, por dyshohet se kjo ndodhi për shkaqe banale