Itali, zbulohet fabrika me drogë mentanfetamina, në pranga 2 shqiptarë

| 05 Tet 2019 | 10:43 | Nga

3 kg pilula drogë metanfetamina, 7 kg marihuanë, 84 kg lëndë përzierëse, 7 mijë euro cash e një laborator përpunimi lëndësh narkotike, janë sekuestruar nga autoritetet italiane në provincën e Rovigos.

Në pranga janë vënë 2 shqiptarë 28 e 35 vjeç.

Autoritetet italiane kanë zbuluar një apartament të shndërruar në një laborator droge në komunën Boara Polesine  në provincën e Rovigos  ku përgatiteshin pilula metanfetamine.

Në pranga është vënë 28 vjeçari shqiptar me inicilaet X.M i cili  banonte në këtë apartament si dhe janë sekuestruar 3 kg pilula metanfetamine, si dhe 84 kg lëndë e ngurtë në ngjyrë kafe, që përdorej për përzierjen e pilulave të drogës.

Analizat shkencore do të vërtetojnë përbërjen e saj si dhe efektet psikotrope në trupin njerëzore.

Në apartamentin laborator janë sekuestruar dhe instrumente për përgatitjen e dozave të drogës. Sipas autoriteteve italiane ky laborator përdorej për magazinimin, përpunimin, konfeksionimin e trafikimin e pilulave të drogës.

Zbulimi i laboratorit të drogës u bë në mënyrë të rastësishme pasi reparti operativ i forcave të policisë mbërriti në këtë pallat për të ekzekutuar urdhrin e arrestimit ndaj shqiptarit me inicialet E.B. 35 vjeç i dënuar për vepra të mëparshme penale.

Gjatë arrestimit të tij qentë antidrogë kanë gjetur në banesë 7 kg marihuanë si dhe 7 mijë euro cash, ndërsa në shkallët e pallatit rreth 150 gramë kokainë.

Sekuestrimi i kësaj lëndë narkotike shtyu skuadrën e policisë të kontrolloj dhe një apartament tjetër pranë banesës së shqiptarit i cili rezultoi të ishte një laborator i vërtetë i përgatitjes së metanfetaminave.

Në pranga u vu 28 vjeçari shqiptar X.M i cili ndodhet në burgun e Rovigos në pritje të procesit gjyqësor, përcjell oranews.

Ndaj të arrestuarit tjetër shqiptar E.B. rëndon dhe akuza e trafikut të drogës që iu sekuestrua në banesë.

Të ngjashme