4 milionë shpendë janë asgjësuar në Itali vetëm javët e fundit si pasojë e gripit H5N1, i cili me raste ka qenë i pranishëm edhe në Republikën e Kosovës.
Ndërkohë që në të gjithë gadishullin numërohen dhjetëra e dhjetëra qendra infeksioni sikurse në të gjithë Evropën.
Sipas të dhënave të Institutit Zooprofilaktik të Venecias shumica e rasteve janë vërejtur tek stabilimentet me pula që shërbejnë për mish.
Megjithatë dje është zbuluar edhe një mjelmë mbretërore e ngordhur dhe rezultoi se kishte qene e infektuar pikërisht me këtë virus. Autoritet janë të shqetësuara pasi po përhapet me shpejtësi, kryesisht nga shpendët e vegjël të lirë, dhe deri tani veriu i vendit është ai më i prekuri.
Ndërkohë që problemi është vërejtur në të gjithë kontinentin evropian dhe dhjetëra e dhjetëra stabilimente janë prekur.
Ekspertët shpjegojnë se rreziku është iu lartë dhe dëmi gjithashtu, pasi në një stabiliment sikur një kafshë të rezultojë e sëmurë, duhen asgjësuar të gjitha, që mund të jenë qindra apo edhe mijëra.