Italia ka regjistruar 348 të vdekur si pasojë e Coronavirusit në 24 orët e fundit. Autoritetet njoftojnë se gjatë kësaj periudhe janë infektuar me Covid-19 10.800 persona.
Gjatë së shtunës Italia ka kryer 77.993 testime ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 75.680 persona të vdekur.
Deri më tani janë regjistruar mbi 2.166 milionë të infektuar, raporton Reuters.
Britania e Madhe në 24 orët e fundit ka regjistruar 407 të vdekur dhe 58.784 të infektuar me Covid-19.