Italia do të ndalojë përdorimin e pajisjeve të kompanisë Kineze për shtrirjen e rrjetit 5G

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Italia do të ndaloj kompaninë teknologjike kineze, Huawei e ZTE Corp për pjesëmarrje në shtrirjen e infrastukturës për rrjetin 5G, raporton reuters.

Për ta bërë këtë, Qeveria Italiane është e gatshme të përdor të ashtuquajturën “fuqia e artë” e cila i lejon ata të rrëzojnë kontratat tashmë të nënshkruara pa paguar penalti.

Sipas mediave italiane thonë se për këtë vendim ka pasur “presion të madh” nga SHBA, transmeton koha.net.

Huawei është duke u përballur me hetim internacional për lidhjet e saja me Qeverinë Kineze dhe dyshimet se Pekini mund të përdor teknologjinë e tyre për spiunim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme