Italia kundër veprimeve të Qeverisë, mbështet deklaratën e BE-së për mbylljen e strukturave paralele

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian ka reaguar pas veprimeve të sotme të Qeverisë së Kosovës në nivel të vendit për mbylljen e institucioneve paralele.

Kësaj deklarate të Bashkimit Evropian i ka dhënë mbështetje Italia.

BE ka thënë se “Veprimet e fundit të Kosovës kundër dhe mbyllja e strukturave të mbështetura nga Serbia, të kryera në mes të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, bien ndesh me detyrimet e saj ndaj Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të normalizimit. EULEX-i është duke monitoruar sjelljen e këtyre veprimeve të fundit në përputhje me mandatin e tij”.

Ambasada e Italisë e shpërndau në “X” këtë deklaratë dhe i dha mbështetje. 

Të ngjashme