Sulmuesi kontrovers, Mario Balotelli është lënë sërish jashtë skuadrës përfaqësuese të Italisë, teksa trajneri axurr Roberto Mancini ka grumbulluar tri emra të rinj për ndeshjet e ardhshme, në listën e shpallur këtë të premte.
Italia, që është ende në fazën e rikuperimit pas mungesës së bujshme në Kupën e Botës së Rusisë, do të përballet me Portugalinë në një ndeshje kyçe në Ligën e Kombeve, më 17 nëntor, ndërsa më pas do të luajë ndaj SHBA-ve në një miqësore në Genk të Belgjikës, më 20 nëntor.
Adoleshenti i Brescias, Sandro Tonali; mesfushori i Sassuolos, Stefano Sensi; si dhe sulmuesi i Hoffenheimit, Vincenzo Grifo janë fytyrat e reja që do të shohim me fanellën axurre.
Balotelli, i cili ende s’ka lënë shenja në këtë sezon me Nicën në Ligue 1, mungoi në grumbullim edhe për ndeshjet e tetorit, ndaj Ukrainës dhe Polonisë. Kapiteni i Italisë dhe veterani i Juventusit, Giorgio Chiellini, mund të zbresë për herë të 100-të në fushë, nëse luan në të dyja ndeshjet e këtij muaji.
Lista e plotë e skuadrës së Italisë:
Portierë: Gianluigi Donnarumma (AC Milan), Alessio Cragno (Cagliari), Salvatore Sirigu (Torino)
Mbrojtës: Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Mattia De Sciglio (Juventus), Emerson Palmieri (Chelsea/ENG), Alessandro Florenzi (Roma), Alessio Romagnoli (AC Milan), Daniele Rugani (Juventus)
Mesfushorë: Nicolo Barella (Cagliari), Roberto Gagliardini (Inter Milan), Jorginho (Chelsea/ENG), Lorenzo Pellegrini (Roma), Stefano Sensi (Sassuolo), Sandro Tonali (Brescia), Marco Verratti (Paris Saint-Germain/FRA)
Sulmues: Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Fiorentina), Vincenzo Grifo (Hoffenheim), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Kevin Lasagna (Udinese), Leonardo Pavoletti (Cagliari), Matteo Politano (Inter Milan).