Qeveria italiane ka miratuar rregulloret që do ta fusë gjysmën e vendit në bllokim total nga e hëna ndërsa infeksionet e koronavirusit rriten, shkruan Guardian.
Kabineti i kryeministrit, Mario Draghi, i ka dhënë dritën jeshile një dekreti që do të kategorizojë rajonet në zonat e kuqe “me rrezik të lartë nëse ato kanë mbi 250 raste javore për 100.000 banorë”.
Italia regjistroi 25.673 infeksione të reja të enjten dhe 373 viktima nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 101.184.
Rajonet që përballen me bllokim të plotë nga e hëna përfshijnë Lombardinë, Lazion, Emilia-Romagna, Friuli Venezia-Giulia, Veneto, Piemonte, Marche dhe provincën e Trentos.
Campania dhe provinca Bolzano ishin tashmë në zonën e kuqe dhe do të qëndrojnë atje, ndërsa Abruzzo, Calabria, Liguria, Molise, Puglia, Siçilia, Umbria dhe Lugina Aosta do të jenë në zonën portokalli. Sardenja do të mbetet në zonën e bardhë, që është me rrezikshmëri më të ulët.
Kufizimet do të qëndrojnë në fuqi deri në fillimin e muajit prill, gjatë së cilës i gjithë vendi, përveç Sardenjës, do të klasifikohet në zonën e kuqe.