Italia në festë pas fitores së Evropianit (VIDEO)

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e Italisë festuan të dielën në Romë pasi ‘Azzurrët’ mundën Anglinë në penallti në stadiumin Wembley në finalen e EURO 2020.

Mijëra persona ia mësynë qendrës së qytetit pas përfundimit të ndeshjes, tek monumentet e famshme si Koloseu dhe Piazza Venezia.

Italia fitoi Kampionatin Evropian në vitin 1968 por gjithashtu ka fituar katër tituj të Kupës së Botës, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Më i fundit ishte në 2006.

Anglia po përpiqej të fitonte titullin e saj të parë në Evropian.

Pasi nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës 2018 në Rusi, Italia tani vendosi një rekord të ri kombëtar duke kaluar 34 ndeshje pa u mposhtur.

Mbrëmja përfundoi në festë ndërsa Donnarumma mbrojti penalltinë e fundit, duke e bërë Italinë fituese të EURO 2020.

Të ngjashme