Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) ka nisur të bëjë gati udhëzimet shëndetësore për rinisjen e stinorit të Serie A, që është pezulluar që nga 9 marsi për shkak të shpërthimit të Coronavirusit.
FIGC ka thënë se komiteti mjekësor i federatës ka mbajtur një video-konferencë të mërkurën për të analizuar dhe definuar një protokoll për futbollin, në rast se aktivitetet sportive lejohen të rinisin.
FIGC po shpreson që të përfundohet kampionati në mënyrë që të reduktohen dëmet financiare. Federata ka thënë se është e gatshme të vazhdojë deri në shtator apo tetor, nëse është e nevojshme.
Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi. Deri të mërkurën numri i viktimave arriti në 15.362, ndërsa në total mbi 124 mijë janë të infektuar. Një numër i lojtarëve të Serie A po ashtu ishin infektuar.
“Bota e futbollit duhet të jetë e gatshme nëse e marrin dritën e gjelbër për të rinisur gradualisht. Duke e marrë rolin që futbolli luan në shoqërinë italiane, jam i bindur se mund të bëjmë një kontribut të rëndësishëm për gjithë shtetin”, ka thënë presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina.
Është thënë se në protokollin do të përfshihen se cilat teste duhet t’u bëhen lojtarëve që kanë qenë të infektuar me virusin dhe se veçanërisht duhet kushtuar vëmendje sistemit të frymëmarrjes dhe kardiovaskular.