Italia regjistron mbi 4 mijë e 500 raste të reja me Covid-19 dhe 50 viktima

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 4 mijë e 598 raste të reja me koronavirus nga 468 mijë e 104 teste të kryera.

Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se numri i rasteve fatale për sot ishte 50 duke bërë që totali që nga fillimi i pandemisë të shkojë në 131,954. Kurse, numri i të shëruarve është 4,226.

Sipas raportimeve numri i pacientëve që janë të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv është 341, raporton abcnews.al.

Rastet aktive me COVID-19 në Itali janë 75 mijë e 365.

319 raste aktive janë më shumë se në 24 orët e kaluara.


Të ngjashme