Italia ka regjistruar rekord ditor të rasteve të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 24.991 raste të reja, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, është shifra më e lartë duke e kaluar rekordin që u vendos të martën prej 21.994 rasteve, raporton agjencia Reuters.
Numri i rasteve është duke u rritur në rajonin verior të Lombardisë, ku janë regjistruar 7558 raste të reja.
Po ashtu janë raportuar 205 të vdekur nga COVID-19 në Itali në 24 orët e fundit, krahasuar me 221 sa u raportuan një ditë më parë.
Në Itali në total kanë vdekur 37.905 persona si pasojë e COVID-19. Numri total i të infektuarve ka arritur në 589.766.
Spanja ndërkohë ka regjistruar 19.765 raste të reja me koronavirus, një rritje nga një ditë më parë. Numri total i të infektuarve në Spanjë ka arritur në 1.136.503.
Po ashtu janë raportuar 168 të vdekur duke çuar shifrën totale të vdekurve në 35.466.