Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 23.696 raste pozitive me COVID-19, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 460 viktima të reja.
Shkalla e rasteve pozitive është 6.8% ndërkohë që një ditë më parë ishte 5.8%, me një rritje prej 1%.
Aktualisht, ka 3 620 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv (ICU) për COVID në Itali, 32 më shumë se një ditë më parë në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve, ndërsa hyrjet ditore në reanimacion janë 260, nga dje që ishin 300.