Italia shënon rekord të rasteve me COVID-19 që pas 6 majit

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve me COVID-19 në Itali po vazhdon të rritet, derisa të enjten u shënuan 1411 raste të reja pozitive për 24 orë. Kjo është shifra më e lartë në vend që nga 6 maji.

Të mërkurën, në Itali u regjistruan 1367 raste. Pesë persona më shumë kanë vdekur, ndërsa shifrat arrijnë në 35,463. Numri i rasteve pozitive në total arrin 263,949, raporton The Guardian.

Dalja pozitive me koronavirus i ish-shefit të skuadrës Renault në F1, Flavio Briatore, ka ngritur shqetësimin e autoriteteve të shëndetësisë, pasi 60 persona të tjerë të cilët kishin marrë pjesë në një event në klubin e natës të Briatores rezultuan po ashtu pozitivë.

Zyrtarët tani po përballen me sfidën për të kontaktuar të gjithë pjesëmarrësit në klubin e tij javët e fundit. Bilioneri kishte mirëpritur rreth 8000 deri në 11,000 të ftuar në javët e para të gushtit dhe autoritet frikësohen se shumë prej tyre janë regjistruar me emra dhe numra të rremë

Të ngjashme