Shqipëria dërgoi drejt Italisë 30 mjekë dhe infermierë dhe vendimi u përshëndet nga shumë njerëz, sidomos nga italianët, ata që po shikojnë tmerrin me sy.
Një prej atyre që thanë “Faleminderit” në mënyrën e tyre është edhe ky zotëri që luan në ballkonin e shtëpisë së tij himnin shqiptar.
Videon frymëzuese e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, që e cilëson si një nga falenderimet më të veçanta që mori pas dërgimit të ekipit mjekësor në Itali.