Gazetari Berat Buzhala ka kërkuar të formohet një komision hetimor në mënyrë urgjente për ta hetuar Koordinatoren e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin.
Ai ka thënë se Mihali ka marrë pasaportë të Kosovës “në mënyrë klandesine”.
Buzhala ka thënë se duhet të hetohet fakti nëse babai i Mihalit është grek dhe ka pyetur nëse e njëjta ka kaluar nëpër filtrat e AKI-së.
Ky është postimi i tij:
Kuvendi i Kosoves duhet me e formu nje komision hetimor ne menyre urgjente:
1. Kush eshte Dejona Mihaili?
2. Qysh ju dha pasaporta e Kosoves ne menyre klandesine?
3. A eshte baba i Dejona Mihailit grek?
4. Meqe Dejona Mihaili eshte personi me i rendesishem ne aparatin shteteror, pas Albin Kurtit, a ka kalu neper filtrat e AKI’se?
Kjo cmenduri qe po ndodhe ne Kosove, dikund nje zanafille e ka?