Qe dy ditë, i është kthyer buzëqeshja. Mesiguri pasiqë Buzhala është në pushim vikendi. Më vjen mirë me e pa kryeministrin tu marrë pak frymë pas një periudhe shumë të gjatë të tensionuar dhe depresive për të. Kur e ke gjithë botën kundër, ke tensione e skandale e kriza çdo ditë, je i izoluar.. të bëhet jeta ‘hell’ si kryeministër. Ashtu është tu kalu Albin Kurti qe një kohë të gjatë. Shpesh kam mendu për shëndetin e tij. S’ka të bëjë me të personalisht, gjithkush do ishte sdifuar në pozitën e tij. Me një anë puna e qeverisë, por si njeri gjithmonë kam empati për njerëzit tjerë.
Qe dy ditë po buzëqesh. Pije edhe një gotë teke sot. Pije e kënaqu edhe pak ma shumë, se dihet që jeta nuk të le kështu gjatë. Në Tetovë e pritën mirë dhe kishte kohë që nuk e ka përjetuar një vibe të tillë. Mesiguri mbramë ka qenë edhe nata ma e mirë që ka fjetur qe 3-4 muaj. Sot e kishte vazhduar me një vizitë në Stubëll. Po e vazhdon vikend party. Ish duke këndu këngë me kitar dhe dukej i lumtur. 50 vjetorin e mesherisë në Kishën e Shën Jozefit. Shko sonte në DokuFest vazhdo ndejën deri në mëngjez.
Mesiguri këto ditët e tija të lumtura e me buzëqeshje në fytyrë nuk do të zgjasin shumë. Shumica e njerëzve janë në pushim dhe intenziteti i veprimtarive shtetrore e politike është zbehur. Kështu si këto dy ditët do të duhej të ishin shumica e ditëve të kryeministrit… por jo në Ballkan. Jo aty ku nacionalizimi dhe primitivizmi politik po gëlltitë secilin politikan e parti.
Pas disa ditësh fillon shtatori. Fillojnë sfidat e telashet e mëdha përsëri. Shiu e fortuna. Ndoshta këto dy ditë do të jenë ditët më të lumtura të tij gjatë vitit 2023.