Dy ditë më parë ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Demishel iu ka nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Lajmin e bëri të ditur vetë blogerja, duke treguar se është përballur me një nga frikërat e saj më të mëdha, duke mos zbuluar shkakun e operacionit.
Së fundmi Dea ka tregar se ndërhyrjen kirurgjikale e ka bërë në kokë, ndërsa tha se tashmë ka dalë nga spitali dhe është në një gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse është frurë pak në fytyrë.
“Ja sa është enjtur. Plaga është pak më mbrapa. S’jam mërzitur që duket kështu rëndësi ka që jam më mirë. Do fryhet dhe do më duroni me këtë pamje.”– ka shkruar Dea duke treguar njërën anë të fytyrës paksa të fryrë.
Pas operacionit i cili zgjati 4 orë, influencerja ka dhënë një mesazh për të gjithë duke thënë se tashmë pas kësaj sfide ka mësuar të vlerësojë gjërat e vogla që shpesh herë njerëzit nuk i marrin të mirëqena.
“Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha.
Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një nderhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë.
Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve.
Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla(të mëdha) që shpesh i marrim për të mirëqena.
Falë zotit çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohëse për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtese për të mos i lëne pas dore kontrrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimiste dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve!”– ka shkruar Dea.