Klubi Basketbollistik “Sigal Prishtina” ka prezantuar sponsorin e ri të klubit, raporton EO.
Presidenti i këtij klubi, Shkelzen Fetihu, u bëri thirrje gazetarëve që të bëjnë trysni për Ligjin për Sponsorizim dhe t’i ndihmojnë bizneseve.
“Sot do të ju tregojmë se kemi gjetur bashkëpunimin me IuteCredit dhe ne e kemi gjetur gjuhën e përbashkët që këtë sezonë IuteCredit do të jetë në mbështetjen tonë që i japin sportit. Të bëni trysni që në këtë mënyrë t’i ndihmoni bizneseve. Sa më shumë investime në sport kemi rini më të shëndoshë”, tha Fetihu.
Shpend Maxhera nga IuteCredit tha se synimi ynë është mbështetja e sportit dhe e rinisë.
“IutaCredit tani po i bënë dy vjet. Një kompani shumë e specializuar për kredi të shpejta. Një kompani që për një kohë të shkurtë ka zgjat dorën disa sporteve dhe është viti i dytë që jemi sponsor kryesor në sportin olimpik dhe kemi përkrahur klubin e hendbollit Prishtina. Do të nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi me KB Prishtina si klubi më i suksesshëm. Një ndër përgjegjësitë sociale të IuteCredit është të ndihmojmë sportin dhe të ndihmojmë rininë. Shpresojmë se kjo marrëveshje të zgjasë edhe në vitet në vijim. Fillimisht kjo kontratë është nënshkruar për 1 vjet”, tha ai, raporton EO.