Ivan Rakitiq pensionohet nga futbolli

Prishtinë | 07 Kor 2025 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kroat, Ivan Rakitiq, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij.

Lajmi u bë i ditur nga vet ai. përmes një shkrimi në Instagram.

Gjatë karrierës së tij, ai luajti për skuadrat si Baseli, Schalke, Sevilla, Barcelona, Al-Shabab dhe së fundi te Hajduk Split.

Suksesin më të madh në karrierë e kishte në Spanjë ku fitoi 2 herë Europa League me Sevillën si dhe po ashtu ishte pjesë e asaj skuadre të Barcelonës që fitoi “Tripletën” , në vitin 2015 ku edhe shënoi në finale ndaj Juventusit.

Ai po ashtu kishte sukses edhe me Kroacinë, ku shkoj në finale të Botërorit në vitin 2018.

Të ngjashme