Vajza e ish-presidentit amerikan Doland Trump, Ivanka Trump ka zgjedhur edhe këtë vit Shqipërinë për të pushuar.
Sot në Qeparo, Ivanka Trump ka ankoruar edhe jahtin e saj luksoz, ndërsa vitin e kaluar pushoi në bregdetin e Sarandës dhe më pas në Butrint e Sazan, shkruan Dritare.
Kujtojmë se Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner kanë shpallur projektin për të investuar në ishullin e Sazanit, për të ndërtuar resorte luksoze. Dhëndri i Donald Trump planifikon të shpenzojë rreth 1 miliard dollarë, investimi më i madh i vetëm deri më tani nga fondi i tij privat i kapitalit, Affinity Partners.