Ivanka Trump ka bërë një veprim jo të zakonshëm duke zënë vendin e babait të saj Donald Trump, në samitin e liderëve botëror ditën e shtunë.
Presidenti amerikan, ishte larguar për pak kohë për t’u takuar me liderin nga Indonezia gjatë takimit të G20-ës.
Ivanka Trump është këshilltare e babait të saj, megjithatë në mungesë të liderit prezenca e tij zakonisht mbulohet nga zyrtarë të lartë shtetëror.
Sipas BBC-së, deri më tani nuk ka pasur ndonjë precedent të tillë, ndërsa kjo gjë është kritikuar mjaft nëpër mediat sociale.