Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, ka hedhur poshtë thëniet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivice Daçiq, se statusi i entitetit ë B e HE-së, Republika Serbe, është i ndërlidhur me pozitën e Kosovës, transmeton Koha.net.
“Kot përpiqet Daçiqi, nxënësi i Milosheviqit, të tërheqë paralele, ka porositur ai”, përcjell al jazeera.
Daçiqi kishte thënë se Republika Serbe është dashur ta shpallte pavarësinë në ditën që këtë e kishte bërë Kosova
“Këto të dyja nuk mund të ndërlidhen assesi. Më kot Daçiq, nxënësi i Millosheviqit, përpiqet të bëjë paralele. Çështja e B e H-së është e zgjidhur“, ka thënë ai.
Ai ka sqaruar se e keqja e udhëhequr nga Milloshviqi e ka goditur Kosovën dhe B e H-në .