Bakir Izetbegoviq, presidenti i Partisë për Veprim Demokratik, tha sot në Ditën e Shtetësisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila festohet vetëm në Federatën e BiH, se “çdo pëllëmbë e këtij shteti është e përbashkët ” dhe se “asgjë nuk është serbe përveç emrit të Republikës Serbe”.
Kësisoj ai ka komentuar deklaratën e djeshme të anëtarit të presidencës shtetërore Milorad Dodik, i cili tha se”boshnjakët duhet të dinë se Bosnja dhe Hercegovina nuk është e tyre dhe Republika Serbe është ekskluzivisht e jona”, raportojnë mediat boshnjake.