Izmaku: Sot në Shkup, Limaj lideri që nuk është ndalur kurrë

Prishtinë | 13 Dhj 2025 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga radhët e NISMA Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku edhe njëherë ka bërë të ditur mbështetjen e liderit të kësaj partie Fatmir Limaj për protestat që po mbahen për ish-krerët e UÇK’së që po mbahen në Hagë.

Izmaku thotë se UÇK-ja është vlerë lirie, jo objekt gjykimi politik, teksa flet edhe për protestën që do të mbahet në Shkup sot.

Postimi i plotë:

Sot në Shkup🇦🇱

UÇK-ja është vlerë lirie, jo objekt gjykimi politik.

Drejtësia ndërkombëtare duhet ta njohë këtë të vërtetë.

Fatmir Limaj, lider që nuk është ndalur kurrë, vazhdon të ngrejë zërin për mbrojtjen e bashkëluftëtarëve dhe për dinjitetin e luftës sonë çlirimtare.

Të ngjashme