Kandidatja për deputete e NISMA Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka vizituar kompaninë “Loni Dekor”.
“Vizitë në kompaninë ‘Loni Dekor’ – Një histori suksesi. Sot vizitova ‘Loni Dekor’ në Vushtrri, një shembull i jashtëzakonshëm i punës së palodhshme dhe vizionit të Faton Hysenit. E kujtoj me respekt fillimin e kësaj ndërmarrjeje mes sfidave të mëdha, por falë përkushtimit dhe lidershipit të Fatonit, ajo sot është krenari për Vushtrrinë dhe Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera Izmaku në Facebook.