Ndonëse u betuar por kryetari i ri në Komunën e Zubin Potokut, Millosh Peroviq nuk shkoi në zyrë të kryetarit të deritanishëm, Izmir Zeqiri për procesin e pranim-dorëzimit,ani pse ky i fundit para se të niste seanca solemne tha se është i gatshëm ta pranojë dhe t’ia dorëzojë detyrën sic e parasheh protokolli, raporton Ekonomia Online.
“Unë e prita në zyre deri tani isha në zyrën e Kryetarit, unë besoja që do të vijë pas dhënies së betimi natyrisht e ka mandatin e plotfuqishëm të kryetarit mirëpo nuk erdhi. Atëherë ta shohim me siguri ditëve në vijim do të thërret sepse e kemi nevojë për pranim dorëzime të proces verbale dhe natyrisht ne jemi të gatshëm me gjithë ekipin tim të zhvillojmë ashtu siç kërkon protokolli. Unë e prita gjatë gjithë kohës isha në zyre këta kanë dhënë betimin atje kur dëgjova se ata dolën dhe nuk erdhën unë i pritsha vërtete dhe për t’ia uruar detyrën e re dhe për të biseduar ditëve në vijim për pranim dorëzimi. Nuk ka nevojë te dërgoj ftesë, datat për mbajtje të seancave është në domenin e tij tani për të aranzhuar takimet e këto unë jam i gatshëm jam në pritje r sipër që së paku dhe të përshëndetemi t’iu uroj detyrën e re të zhvillojë pranim-dorëzimin në bazë të protokollit mirëpo deri tani nuk ishte unë e prita”, tha ai
Lidhur me çështjen e vendosjes së flamurit të Serbisë, Zeqiri tha se për respektimin e ligjit vendosin monitoruesit e Ministrisë së Pushtetit Lokal.
“Fjalën rreth ligjërisë do ta japin monitorues të ministrisë të pushtetit lokal nuk kam qenë prezent, ata monitorues janë që përcjellin seancën dhe sa i përket ligjërisë ata janë aty për te dhënë vërejtjen. Sa i përket flamurit Serbisë, gjatë edhe mandatit që kisha kur kishim seanca kemi pasur është përmendur ai flamur që gjoja unë po u dashka siç e kam hequr ai flamur, flamuri që këta po thirren se nëpër disa objekte po shihet se po vendosin unë edhe atëherë edhe para tyre siç e thërrasin këta ndërkombëtare ai është flamur i një shteti që quhet Serbi që kurrë nuk do të pranohet këtu, sepse Serbia ia ka hak këtij vendi sa i përket flamurit kombëtare te serbëve nuk ka kurrfarë konteksti mirëpo nuk është ai flamuri kombëtar i serbëve ai është flamuri shtetëror i Serbisë pa atë emblemë me tre ngjyra si i Rusisë është si flamurit te kombit serb që kanë të drejtë në bazë të procedurave jo të përdoret se si ti teket për të gjitha ka ligj për përdorimin e simboleve. Aty çka ka ndodhur në seancë kanë qenë monitorues. Nuk kam qenë mirëpo sa i përket ajo se do të kërkohet këtu dhe do të vendoset flamuri i Serbisë nuk vjen në procedura nga ana ime ne kemi edhe përfaqësi edhe në Kuvend por natyrisht që unë jam edhe një zyrtar komunal ani pse në zyrën për komunitete dhe kthim e kam në Çabër. Vërejtjet nëpër institucione dihet protokolli si duhet të përdorin simbole, sa i përket atij flamuri nuk mund të përdoret kështu që fjalën e ka ligji”, shtoi ai.
