Pas lajmit se një qytetarë nga Ferizaj fshati Bibaj është infektuar me Coronavirus i ardhur nga Gjermania, ky fshat është izoluar. Këtë e ka bërë të ditur komuna e Ferizajt përmes njoftimit në Facebokk në faqen zyrëtare.
“Nga njoftimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, një qytetar nga Ferizaj, me vendbanim në fshatin Bibaj, i moshës 32 vjeçe i ardhur nga Gjermania, është konfirmuar i prekur nga virusi COVID-19 apo i njohur si CoronaVirus-i.
Nga burimet tona,rasti po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së. Tashmë fshati Bibaj është vendosur në karantinë, në izolim të plotë andaj ftojmë qytetarët që të ruajnë qetësinë por njëkohësisht të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për t’iu shmangur përhapjes më të madhe të këtij virusi”.