Toni Kroos është izoluar në shtëpinë e tij në Madrid.
Lajmin e ka konfirmuar Real Madridi përmes faqes zyrtare.
Klubi ka bërë të ditur se mesfushori ka qenë në kontakte me një person që ka rezultuar pozitiv dhe për këtë, janë detyruar të marrin masa.
“Lojtari ynë, Toni Kroos, është në izolim pasi ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19 , megjithëse të gjitha testet që janë kryer në lojtarin kanë rezultuar negative”, thuhet në deklaratë të klubit.
Reali do të luajë të dielën një sfidë shumë të rëndësishme për titull, kundër Athletic Bilbaos dhe mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm për atë ndeshje.