Izraeli dhe Libani pritet të zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh

Prishtinë | 23 Pri 2026 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh në Washington DC të enjten, me diskutime që po zhvillohen për të zgjatur armëpushimin aktual 10-ditor.

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, thotë se bisedimet në nivel ambasadorësh “bazohen në një ndalim të plotë të agresioneve izraelite, arritjen e tërheqjes izraelite nga territoret libaneze, kthimin e të burgosurve, vendosjen e ushtrisë në kufijtë ndërkombëtarë dhe fillimin e rindërtimit të asaj që u shkatërrua gjatë kësaj lufte”, shkruan BBC, raporton KlanKosova.tv.

Raundi i parë i bisedimeve çoi në një armëpushim të përkohshëm 10-ditor që filloi më 16 prill.

Të ngjashme