Izraeli do të lejojë një rritje dramatike të ndihmës për Gazën në ditët në vijim, tha një zyrtar të dielën, ndërsa iu bëri thirrje civilëve palestinezë të shkojnë në atë që ai e përshkroi si një zonë “humanitare” në jug të territorit.
“Në javën e ardhshme ne po planifikojmë të rrisnim në mënyrë dramatike sasinë e ndihmës” të drejtuar për në Gaza nga Egjipti, tha koloneli Elad Goren nga Cogat, agjencia izraelite e Ministrisë së Mbrojtjes që koordinon me palestinezët.
“Ne kemi shënjuar një zonë humanitare në Rripin jugor të Gazës në zonën Khan Younis. Ne ende rekomandojmë që popullata civile që u evakuua të shkojë në këtë zonë”, tha ai për mediat gjatë një konference online, sipas Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Goren nuk tregoi nëse zona humanitare ishte e re apo një zonë ekzistuese.
Të premten, OKB-ja tha se shërbimet bazë në Gaza ishin shkatërruar, duke i lënë njerëzit të ekspozuar ndaj shpërthimeve të mëdha të sëmundjeve pasi rrugët u tejmbushën me ujëra të zeza dhe ushqimi, uji dhe ilaçet mbaruan.