Izraeli do të administrojë vaksinat COVID-19 për palestinezët që punojnë në Izrael ose në vendbanimet e tij në Bregun Perëndimor të okupuar, tha të dielën zyra izraelite e ndërlidhjes COGAT.
Kampanja e vaksinimit e cila mund të përfshijë rreth 130.000 palestinez do të fillojë brenda ditësh, thotë COGAT.
Shaher Saad, sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së Punëtorëve palestinez, tha se mijëra palestinezë që punojnë në sektorin e shërbimit dhe industrisë izraelite tashmë janë vaksinuar privatisht nga punëdhënësit e tyre brenda Izraelit.
Izraeli ua ka dhënë dozën e fundit të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 më shumë se gjysmës së popullsisë, e që janë 9.3 milionë, përfshirë edhe palestinezët në lindje të Izraelit.
Kjo ka ardhur pas kritikave të shumta që nuk është bërë asgjë në lidhje me vaksinimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
Palestinezët kanë marrë rreth 32,000 doza vaksinash deri më sot, për 5.2 milionë njerëz që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Gaza.