Izraeli kundërpërgjigjet me sulme ajrore në Gaza pas raketës në Tel Aviv

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Izraeli ka kryer sulme ndaj objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës, disa orë pasi një raketë goditi një shtëpi në veri të Tel Avivit.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se zyra e kreut politik të Hamasit dhe selia e inteligjencës ushtarake të grupit ishin ndër objektivat.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se shtatë vetë u plagosën në këto sulme.

Sulmet ajrore vazhduan gjatë natës, ku dhjetëra raketa u shkarkuan në Rripin e Gazës.

IDF kishte fajësuar më parë Hamasin, i cili kontrollon Gazën, për lëshimin e raketës që goditi komunitetin izraelit të Mishmeret, duke plagosur shtatë vetë.

Deri më tani asnjë grup militant palestinez nuk ka thënë se ka gjuajtur raketën.

Një zyrtar i paidentifikuar i Hamasit tha se nuk kishte “asnjë interes” për ta bërë këtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme