Izraeli i ka mbyllur kufijtë në të gjitha territoret palestineze si masë sigurie për Festën e Pashkës gjatë kësaj jave.
Ushtria izraelite ka njoftuar se palestinezët do ta kenë të ndaluar që të futen në Izrael nga Bregu Perëndimor dhe Gaza deri në fund të festës e cila fillon sot pasdite dhe zgjatë tërë javën.
Sipas saj, përjashtime do të bëhen vetëm në raste humanitare.
Kjo nuk vlen për vendbanimet hebre në Bregun Perëndimor.
Izraeli në mënyrë rutinore i mbyll kufijtë me territoret palestineze gjatë festave të hebrenjve.