Më shumë se gjysma e 220 pengjeve të mbajtura nga Hamasi kanë pasaporta të huaja nga 25 vende të ndryshme, ka thënë qeveria izraelite.
Në mesin e pengjeve, thuhet, janë:
54 shtetas tajlandez
15 argjentinas
12 gjermanë
12 amerikanë
6 francezë
6 rusë
Sipas SkyNews, në dhënien e shifrave të përditësuara, qeveria tha gjithashtu se 328 persona nga 40 vende u konfirmuan si të vdekur ose të zhdukur.
Në total, rreth 1,400 njerëz u vranë në sulmin e nisur nga Hamasi më 7 tetor. Ndër vendet e tjera që pësuan humbje të mëdha ishin Shtetet e Bashkuara me 34 të vrarë dhe pesë të zhdukur, Ukraina me 25 të vrarë dhe dy të zhdukur, Franca me 23 të vrarë dhe një të zhdukur dhe Rusia me 23 të vrarë dhe katër të zhdukur.