Izraeli merr listën e pengjeve që do të lirohen në ditën e katërt të armëpushimit

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Izraeli ka marrë një listë të pengjeve që pritet të lirohen sot nga Hamasi.

Zyra e kryeministri izraelit ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar diskutimet për këtë çështje, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Po zhvillohen diskutime për listën që u mor brenda natës dhe që tani po vlerësohet në Izrael”, thuhet në tutje në deklaratë.

Kujtojmë se sot është dita e katërt e armëpushimit të negociuar fillimisht midis Hamasit dhe Izraelit.

Të ngjashme