Izraeli nis sulme të reja në Liban

Prishtinë | 10 Tet 2024 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Ushtria izraelite tha se ka nisur sulme të reja në Liban gjatë natës, duke synuar ato që tha se ishin objektet e magazinimit të armëve të Hezbollahut.

“Dy komandantë të Hezbollahut përgjegjës për sulmet me raketa në veri të Izraelit u “eliminuan” gjithashtu gjatë sulmeve”, thuhet në një deklaratë të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Hezbollahu ende nuk ka komentuar dhe shkalla e dëmit mbetet e paqartë, shkruan CNN.

Më shumë se 1 mijë e 500 njerëz janë vrarë dhe 1.2 milionë janë zhvendosur në Liban që kur Izraeli intensifikoi sulmet ajrore këtë muaj, sipas autoriteteve libaneze.

Të ngjashme