Izraeli nis sulmet ajrore ndaj Sirisë

Prishtinë | 12 Tet 2023 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Mediat lokale siriane po raportojnë se Izraeli ka filluar sulme ajrore mbi aeroportet e Damaskut dhe Alepos.

Sipas këtyre raportimeve, mbrojtja ajrore u aktivizua kundër sulmeve, shkruan The Guardian.

Ekziston shqetësimi mes qeverive se dhuna mund të përhapet më tej, duke përfshirë fqinjët e Izraelit, Sirinë dhe Libanin.

Ushtria izraelite njoftoi dy ditë më parë se një numër raketash janë hedhur drejt Izraelit edhe nga Siria.

“Një numër raketash nga Siria që synonin Izraelin u identifikuan pak më parë. Një pjesë e tyre kaluan në territorin izraelit dhe me sa duket ranë në zona të hapura” u tha në postim të ushtrisë izraelite në rrjetin X.

Sipas mediave, nga Siria janë lëshuar 5 raketa.

Sot po shënon dita e pestë e luftimeve mes Izraelit dhe Palestinës, ku të vrarë nga shteti izraelit kanë mbetu 1300 persona. Ndërkaq, në Gaza kanë ngelur të vrarë rreth 1055 njerëz.

Të ngjashme