Zyrtarët izraelitë kanë thënë se nuk do të ketë negociata me të burgosurit palestinezë të cilët kanë hyrë në grevë urie.
Rreth dy mijë palestinezë të cilët mbahen në burgjet izraelite, kanë hyrë në një grevë urie, për t’i dhënë fund arbitraritetit izraelit, shkeljes të të drejtave të njeriut dhe për përmirësimin e kushteve në burgjet izraelite.
Siç kanë raportuar mediat e Izraelit, ministri për Siguri Publike, Gilad Erdan ka dhënë një urdhër me të cilin ndalon negociatat me të burgosurit palestinezë.
Sipas Zyrës për të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite, numri i tyre është rreth 7.000, ndër të cilët gjenden 57 gra dhe 300 të mitur.
Më herët në vitin 2015, pushteti i Izraelit miratoi një ligj i cili lejon “të ushqyerit e dhunshëm” të të burgosurve të cilët hyjnë në grevë urie.
Për të realizuar të ushqyerin e dhunshëm, nevojitet që oficerët në burg të marrin leje nga gjykata.
Një nga përfaqësuesit e Listës së Bashkuar Arabe, Dov Khenin e quajti projektligjin mizor, të rrezikshëm dhe të panevojshëm, dhe se qëllimi i tij nuk është për të shpëtuar jetën e të burgosurve.
Ai rikujtoi se deri ë tani askush nuk ka humbur jetën nga greva, por 50 persona kanë vdekur si pasojë e “të ushqyerit të dhunshëm”.