Forcat e Mbrojtjes të Izraelit pretendojnë (IDF) se kanë vrarë kreun e njësisë raketore antitank të Hamasit brenda Gazës.
Në një deklaratë, IDF tha se Muhamed A’sar u vra në një sulm me raketa në një kohë të papërcaktuar.
“A’sar ishte përgjegjës për të gjitha njësitë e raketave antitank të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës. Komandonte njësitë në mënyrë rutinore dhe ndihmoi aktivitetet e tyre në raste emergjente. Nën komandën e tij u kryen sulme të shumta me raketa antitank kundër civilëve dhe ushtarëve të IDF-së”, thuhej në një deklaratë, raporton Skynews, transmeton KlanKosova.