Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se po qëllonin kundër origjinës së një rakete antitank të lëshuar nga “terroristët” në Liban, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Raketa kishte në shënjestër ushtarët në zonën Avivim pranë kufirit izraelito-libanez.
Nuk u raportuan të lënduar nga pala izraelite, tha IDF, duke shtuar se tanket dhe artileria e saj po gjuanin si kundërsulm drejt origjinës së të shtënave.