Izraeli ka deklaruar se ka vrarë komandantin e krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Odeh, në një sulm në Gaza të martën, disa ditë pasi paraardhësi i tij vdiq në një sulm të ngjashëm.
Të paktën tre palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin e madh të së martës, i cili goditi një ndërtesë banimi në një nga zonat më të ngarkuara të tregut të Qytetit të Gazës, thanë mjekët vendas dhe dëshmitarët, shkruan BBC..
Ushtria izraelite dhe shërbimi i sigurisë Shin Bet thanë se ndërtesat që shërbenin si strehë për Odeh u vunë në shënjestër pasi lëvizjet e tij u gjurmuan për disa muaj.
Nuk ka koment të menjëhershëm nga Hamasi.