Izraeli vazhdon dyluftimet me Libanin

Prishtinë | 12 Nën 2023 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdojnë luftimet në kufirin me Izraelin dhe Libanin jugor, ku është vendosur grupi islamik shiit i armatosur mirë, Hezbollah.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se raketat antitank u lëshuan nga Hezbollahu të dielën, të cilat goditën një numër objektivash civilë.

IDF tha se po hakmerrej ndaj tyre, raporton BBC, përcjell Gazeta Insajderi.

Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës izraelite tha për mediat izraelite se një person u plagos rëndë dhe tre deri në pesë të tjerë pësuan lëndime.

Të shtunën, udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah tha se do të vazhdojë të luftojë Izraelin në afërsi të kufirit.

Si pasojë e dyluftimeve ka mbetur i plagosur edhe një raportues i OKB-së gjatë së dielës.

Të ngjashme